Bota

"Mik i madh i Ukrainës"/ Boris Johnson-it i jepet titulli qytetar nderi i Kievit

Duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një "mik i madh i Ukrainës". 

24 Nëntor 2022, 14:47 Nga a.l
"Mik i madh i Ukrainës"/ Boris Johnson-it i jepet titulli qytetar
Borsi Johnson

UKRAINË-  Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës. Duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një "mik i madh i Ukrainës". 

"Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar!" tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit.  Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën, shkruan Sky News. 

Në komentet e diskutueshme në fillim të kësaj jave, ai thirri liderët e tjerë evropianë për përgjigjet e tyre të ndryshme në fillim të pushtimit. Duke folur për CNN, ai pretendoi se Gjermania kishte dashur që lufta të përfundonte shpejt diçka që që atëherë është mohuar nga Berlini  dhe se Franca kishte qenë në "mohim"./ Dosja.al

boris johnson qytetar nderi ne kiev boris johnson

Sondazh

Poll