Bota

Vuçiç: Kosovën nuk e duam në Kombet e Bashkuara, ju çfarë do na bëni, bombardoni apo kërcënoni?

Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia ka vijat e saj të kuqe.

24 Nëntor 2022, 14:24 Nga I.A
Vuçiç: Kosovën nuk e duam në Kombet e Bashkuara, ju
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai tentoi të arsyetohet duke thënë se ri-regjistrimi i targave KM po rrjedh krejt normal, dhe se për këtë nuk ka kurrfarë problemi. Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai theksoi se Serbia ka vijat e saj të kuqe.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në Kombet e Bashkuara, atëherë çfarë, a do të na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, çfarë”, tha Vuçiç në konferencën e përbashkët me kreun e liderëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik.

aleksandar vuçiç millorad dodik

Sondazh

Poll