Aktualitet

ME VIDEO: Ky është momenti kur dy persona hedhin granatën e dorës në një lokal në Prrenjas

Pas hetimeve, ku ka qenë përfundimi tek i cili kanë dalë efektivët e Policisë së Librazhdit. Ndërsa në pranga kanë përfunduar: Rei Karriqi dhe Arjan Pano, 23 vjeç dhe 42 vjeç, të dy banues në lagjen nr.2 në Prrenjas.

23 Nëntor 2022, 20:00 Nga k.m.
ME VIDEO: Ky është momenti kur dy persona hedhin granatën e
Pamje nga shpërthimi

PËRRENJAS- Në biznesin e Dhimitër Kokonozit nuk është vendosur tritol, por është hedhur një granatë dorë si një mesazh për pronarin. Pas hetimeve, ku ka qenë përfundimi tek i cili kanë dalë efektivët e Policisë së Librazhdit. Ndërsa në pranga kanë përfunduar: Rei Karriqi dhe Arjan Pano, 23 vjeç dhe 42 vjeç, të dy banues në lagjen nr.2 në Prrenjas.

Madje sot kanë dalë pamjet e kamerave të sigurisë, ku dukeshin qartë dy personat që afrohen pranë ambienteve të biznesit, një bar-bilardo dhe hedhin granatë dore. Më pas, disa sekonda kur largohen, ndodh edhe shpërthiumi. Mariglen, djali i Kokonozit tha se autorët i njeh si fytyra, por nuk ka pasur komunikim apo konflikt me ta. Megjithatë shtoi se e gjitha mund të ketë ndodhur për çështje inati.

Njëri prej të ndaluarve rezulton me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës. Por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë detaj se përse kanë hedhur granatën në biznesin e ish-zyrtarit demokrat.

 

dhimiter kokonozi

Sondazh

Poll