Aktualitet

Reshjet e shiut, rrëshqet bordura anësore, bllokohet rruga në Gjirokastër

Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, bordura anësore në rrugën drejt lagjes Kodra e Shtufit ka rrëshqitur, ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse.

22 Nëntor 2022, 22:17 Nga k.m.
Reshjet e shiut, rrëshqet bordura anësore, bllokohet rruga në
Pamje nga Gjirokastra

GJIROKASTËR- Probleme me shiun edhe në Gjirokastër. Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, bordura anësore në rrugën drejt lagjes Kodra e Shtufit ka rrëshqitur, ndërkohë që menjëherë në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse.

Për momentin rruga do të vijojë të mbetet e bllokuar deri në një rezultat përfundimtar të ekspertizës. Po ashtu, sasia e madhe e ujit ka bërë që të ketë rrëshqitje, duke sjellë probleme në një pjesë të rrugës.

 

gjirokaster

Sondazh

Poll