Bota

Shtëpia e Bardhë: Turqia ka çdo të drejtë të mbrohet kundër terrorizmit

Kirby shtoi megjithatë se pika që i shqetëson për zhvillimet në rajon është zhvillimi i “luftës kundër Shtetit Islamik (DAESH). Ai tha se një operacion në rajon mund të kufizojë aftësinë e partnerëve tanë për të luftuar DEASH-in. 

22 Nëntor 2022, 19:39 Nga d.a.
Shtëpia e Bardhë: Turqia ka çdo të drejtë të
Shtepia e Bardhe

SHBA- Turqia përballet me një "kërcënim terrorist" në kufirin e saj jugor dhe ka çdo të drejtë të mbrojë veten, tha të martën drejtori i Komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke komentuar operacionet e Ankarasë në Siri dhe Irak.

“Turqia vazhdon të vuajë nga kërcënimi terrorist, veçanërisht në kufirin e saj jugor. Sigurisht, ata kanë çdo të drejtë të mbrojnë veten dhe qytetarët e tyre”.- tha Kirby.

Kirby shtoi megjithatë se pika që i shqetëson për zhvillimet në rajon është zhvillimi i “luftës kundër Shtetit Islamik (DAESH). Ai tha se një operacion në rajon mund të kufizojë aftësinë e partnerëve tanë për të luftuar DEASH-in. 

"Ne duam të vazhdojmë presionin ndaj saj”, tha ai.

shtepia e bardhe john kirby

Sondazh

Poll