Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, DALIN pamjet e kamerave të sigurisë, makina me shpejtësi përplas këmbësorin

Pasi ka përplasur këmbësorin që po ecte, makina është përplasur edhe me murin që ndodhej pranë rrugës, ndërsa menjëherë pranë të lënduarit janë mbledhur kalimtarë të rastit për ta ndihmuar.

22 Nëntor 2022, 17:27 Nga k.m.
Aksident i rëndë në Tiranë, DALIN pamjet e kamerave të
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Dalin pamjet e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, një makinë ka përplasur një këmbësor pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje. Një qytetar ka dërguar pamjet e sigurisë në “Ti raporton”, të cilat tregojnë makinën teksa ka përplasur këmbësorin pasi ka qenë duke ecur me shpejtësi në një rrugë lagjeje, ku kalojnë shumë qytetarë.


Pasi ka përplasur këmbësorin që po ecte, makina është përplasur edhe me murin që ndodhej pranë rrugës, ndërsa menjëherë pranë të lënduarit janë mbledhur kalimtarë të rastit për ta ndihmuar. Pasi Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa i aksidentuari është në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll