Aktualitet

Shkatërrohen kabllot elektrike të zbukurimeve në Bulevardin e Korçës, kryebashkiaku: Autorët të vihen para përgjegjësisë!

Ka qenë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili ka denoncuar rastin, duke nxjerrë edhe foto nga kabllot e prera.

22 Nëntor 2022, 16:36 Nga k.m.
Shkatërrohen kabllot elektrike të zbukurimeve në Bulevardin e
Kabllot në Korçë

KORÇË- Disa persona të paidentifikuar kanë prerë dhe dëmtuar kabllot e furnizimit me energji elektrike të dekorit të qytetit, që është vendosur me rastin e festave të publikun, të vendosura në Bulevard Republika. Ka qenë kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, i cili ka denoncuar rastin, duke nxjerrë edhe foto nga kabllot e prera. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët. 

Postimi i plotë i Sotiraq Filos:

Janë prerë dhe dëmtuar kabllot e furnizimit me energji elektrike të dekorit të qytetit në Bulevard Republika. Prej javësh ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike kanë nisur punën në vendosjen e dekorit për t’i dhënë Korçës atmosferë festive që në ditët e para të dhjetorit.

E teksa punëtorët tanë në shi, në të ftohtë punojnë me përkushtim që korçarët ta kenë të bukur qytetin për festa e vizitorët të jenë sa më të shumtë, dikush ka marrë pemët me rradhë e ka prerë kabllot!! Apel institucioneve përgjegjëse për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarje të shëmtuar që nuk ka dëmtuar vetëm bashkinë por gjithë qytetin. Kjo nuk është Korça! Këta nuk janë korçarët!

kabllot në korçë korçë

Sondazh

Poll