Bota

Operacion i madh shpëtimi në jug të Kretës, barka me qindra emigrantë dha alarmin SOS

Megjithatë, ka një konfuzion me numrin e personave në bord, pasi sipas një raportimi të ERT-së bëhet fjalë për 20 persona, ndërsa ata në bord flasin për madje 500 persona.

22 Nëntor 2022, 09:46 Nga I.A
Operacion i madh shpëtimi në jug të Kretës, barka me qindra
Foto Ilustruese

GREQI- Një operacion i madh shpëtimi i emigrantëve është duke u zhvilluar në zonën detare në jug të Paleochora Chania në Kretë. Sipas portit, pak pas mesnate një anije peshkimi ka lëshuar sinjal rreziku.

Megjithatë, ka një konfuzion me numrin e personave në bord, pasi sipas një raportimi të ERT-së bëhet fjalë për 20 persona, ndërsa ata në bord flasin për madje 500 persona. Tre anije mallrash dhe një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare janë përfshirë në operacionin e shpëtimit të emigrantëve.

Një fregatë e marinës dhe një roje plazhi po ndihmojnë në vendngjarje. Operacioni i shpëtimit vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.

operacion ne krete paleochora chania

Sondazh

Poll