Bota

Tërmeti 7 ballë 'shkund' ishullin Solomon, ndërpritet energjia në pothuajse të gjithë zonën

Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se çatia e aneksit të komisionit të lartë australian në Honiara ishte shembur.

22 Nëntor 2022, 09:32 Nga a.l
Tërmeti 7 ballë 'shkund' ishullin Solomon, ndërpritet
Tërmet në ishullim Solomon

Australi- Ndërtesat u dëmtuan dhe u raportuan ndërprerje të gjera të energjisë në kryeqytetin e ishullit Solomon, Honiara, pasi dy tërmete goditën të martën në brigjet jugperëndimore. Tërmeti i parë me magnitudë 7.0 shtoi dyshimet se do të pasohej me një paralajmërim për cunam nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, por spekulimi u tërhoq menjëherë pas.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 6.0, goditi afër 30 minuta më vonë. Në disa zona të Honiara dhe Ishujt Solomon Broadcasting tha në një deklaratë se të gjitha shërbimet e radios ishin jashtë transmetimit, shkruan The Guardian. 

Kryeministri australian, Anthony Albanese, tha se çatia e aneksit të komisionit të lartë australian në Honiara ishte shembur.

"Gjë që tregon për dëme të mundshme në të gjithë qytetin. Ne kemi kontaktuar kryeministrin Sogavare për të treguar edhe një herë Australia është e gatshme të ndihmojë.", tha Albanese. 

Albanese tha se i gjithë stafi i komisionit të lartë australian ishte i sigurt, por konfirmimi i sigurisë së të gjithë australianëve në Ishujt Solomon ishte i vështirë sepse telekomunikacioni ishte ndërprerë./ Dosja.al

termet ne ishujt solomon

Sondazh

Poll