Bota

Kurti pranon propozimin e SHBA-së, Kosova shtyn për 48 orë fazën e gjobave për targat në veri

Vendimin e ka marrë pas kërkesës së SHBA-së.

22 Nëntor 2022, 07:28 Nga A.B
Kurti pranon propozimin e SHBA-së, Kosova shtyn për 48 orë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Vendimin e ka marrë pas kërkesës së SHBA-së.

Ai ka falënderuar ambasadorin Hovenier për përkushtimin ndaj procesit të dialogut.

Unë e pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orë të fillimit të gjoitjes për targa ilegale ‘KM’ (dhe tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Pas kësaj, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Ditën e djeshme, nuk u arrit asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje. Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll