Aktualitet

Aksioni për 'call centre' në Elbasan, Artan Hoxha: Thashë se i shkuan njëri që është marrë me narkotikë

Artan Hoxha tha se mendoi se kishin ardhur për të goditur persona që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

21 Nëntor 2022, 21:57 Nga k.m.
Aksioni për 'call centre' në Elbasan, Artan Hoxha:
Artan Hoxha

TIRANË- Aksioni për call centre në Elbasan dhe jo vetëm, nuk është parë si sinjal i mirë nga gazetari investigativ, Artan Hoxha. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin "TPZ", Artan Hoxha tha se mendoi se kishin ardhur për të goditur persona që merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Kjo pasi biznesi ku kishin hyrë në Elbasan (poshtë call centre) ishte në pronësi të një personazhi të botës së krimit. 

"Thyen dyert atje, mendova se i shkuan njëri që është marrë me narkotikë. Ka një investim 50 mln euro edhe poshtë ka një objekt dhe mendova se i shkuan atij. Jo, kishin ardhur për call centre. E pabesueshme sesi mund të vijnë 25 trupa spanjolle dhe të kryejnë veprime policore. Kjo që ndodhi këtu nuk ndodh askund. Ata synuan të godasin dhe të çojnë mesazh tek pjestarët e krimit të organizuar. Kanë kryer mashtrime me shuma të mëdha. Por në Shqipëri, nuk shkuan atje ku pretendonin. Këto biznese në Shqipëri në kontrollin e tyre u vunë personazhe të rëndësishme,"-tha Artan Hoxha në fjalën e tij.

artan hoxha

Sondazh

Poll