Art&Argëtim

Gjesti emocionues i brazilianëve, po bëjnë tatuazh Muzeun Kombëtar në 1-vjetorin e djegies

2 Shtator 2019, 10:06 Nga DOSJA
Gjesti emocionues i brazilianëve, po bëjnë tatuazh Muzeun

BRAZIL- Ka kaluar një vit që prej shkatërrimit të Muzeut Kombëtar në Brazil nga zjarri i madh, ngjarje e cila tronditi të gjithë vendin dhe mërziti mijëra brazilianë.

Ky ishte një nga Muzetë që kishte koleksionet më të shquara në botë, duke filluar nga letrat dhe dokumentet e rëndësishme parahistorike, regjistrime të gjuhëve indigjene, deri tek froni i një mbreti. Pra e gjithë historia e brazilit ishte e arkivuar në këtë Muze që prej një viti nuk ekziston më.

Pas djegies, Beatriz Hörmanseder, paleontologe  që punonte në Muze, u ndje shumë keq para kësaj situate të pazakontë dhe pa kthim, ku kishin humbur pothuajse të gjithë historinë e tyre të dokumentuar.

Ndërkohë që ka kaluar një vit nga shkatërrimi i muzeut, paleontologia ka bërë tatuazh në pjesën e parakrahut godinën e Muzeut Kombëtar të Brazilit. Dhe menjëherë pasi realizoi vetë këtë tatuzh, ajo vendosi të ndërmarrë dhe një projekt ku studentë dhe çdo njeri tjetër që dëshiron, të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë ajo.

Përmes një video të publikuar nga BBC, e realizuar dhe redaktuar nga Luciani Gomes, prodhuar nga Maryam Maruf për Muzeun e Objekteve të Humbura, kjo video pritet të sensibilizojë qindra mijëra njerëz për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në Brazil.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 1 vjetori i djegies se muzeut brazil muzeu kombetar 1 vjetori i djegies se muzeut brazil muzeu kombetar

Sondazh

Poll