Art&Argëtim

Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me burgim të përjetshëm autori

2 Shtator 2019, 09:26 Nga DOSJA
Përdhunoi dhe vrau barbarisht komedianen 22-vjeçare, dënohet me

AUSTRALI- Eurydice Dixon, komedianja 22-vjeçare, u përdhunua dhe u vra barbarisht nga një burrë i cili tashmë është burgosur për veprat e penalen që ka kryer.

Autori i vrasjes së Dixon, është identifikuar si Jaymes Todd, i cili e përdhunoi dhe më pas e vrau aktoren në një nga parqet e Melbourne, në Australi një vit më parë, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në momentin kur aktorja 22-vjeçare ka qenë duke u kthyer për në shtëpi nga një koncert është përballur me ngjarjen makabre që i mori jetën.

Gjyqtarët që morën përsipër këtë çështje e kanë qujatur si krimin më djallëzor të parë ndonjëherë, prandaj dhe për agresorin ato morën vendimin për burgim të përjetshëm.

Një nga gjykatësit ka deklaruar se ky lloj krimi nuk e lejon Todd-in të përfitojë ndonjë lehtësim në dënim, pasi nëse lirohet ai do të jetë sërish i rrezikshëm për komunitetin ku jeton.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz burgim i perjetshem eurydice dixon jaymes todd perdhunim vrasje burgim i perjetshem eurydice dixon jaymes todd perdhunim vrasje

Sondazh

Poll