Bota

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, dëme të shumta materiale në disa ndërtesa në Malishevë

Nga komuna është njoftuar se ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës.

20 Nëntor 2022, 13:54 Nga d.a.
Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, dëme të
Permbytje ne Kosove

KOSOVË- Shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta që kanë nisur gjatë mbrëmjes së kaluar dhe vijojnë edhe sot kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në Malishevë të Kosovës.

Nga komuna është njoftuar se ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës.

Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë paraqet në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Sipas Shalës, drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë.

 

permbytje ne kosove shqipron shala

Sondazh

Poll