Bota

I vdiq burri nga dhuna e hajdutëve, e moshuara tflet mes lotësh: Të më vrisnin mua në vend të Caushit

E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna. E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

20 Nëntor 2022, 11:54 Nga d.a.

I vdiq burri nga dhuna e hajdutëve, e moshuara tflet mes lotësh:

MALLAKASTËR- News24 ka shkuar në banesën e 89-vjeçarit që ndërroi jetë pasi u dhunua nga grabitës të armatosur. Ngjarja ndodhi në Klos të Mallakastrës. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar dëshminë e gruas së viktimës, Çaush Shehajt.

E moshuara tha se ishin dy të rinj ata që i dhunuan ndërsa burri i saj vdiq nga dhuna. E moshuara, e ulur pranë oxhakut të banesës së vjetër, mes lotësh lutet që të ishte ajo në vend të burrit të saj.

“Ishin të rinj ata që na dhunuan. Na dhunuan 2 djem të rinj. S’më vranë mua në vend të Caushit. Caushin e vranë fare. Mua më vranë. Më rrahën”, tha e moshuara.

caush shehaj

Sondazh

Poll