Bota

Po lundronin në një varkë me vel,a shpëtohen nga autoritetet greke 92 emigrantë të paligjshëm

Bëhet fjalë për anijen “LAURA BASSI” me flamur italian, e cila ka lundruar në orët e para të ditës së sotme drejt portit të Kalamatës, ku ka zbarkuar shëndoshë e mirë të emigrantëy e lartpërmendur.

20 Nëntor 2022, 11:30 Nga d.a.
Po lundronin në një varkë me vel,a shpëtohen nga autoritetet
Anija me emigrante

GREQI- Lidhur me operacionin e kërkim-shpëtimit të të huajve në zonën detare rreth 55 metra në perëndim të Pylosit që ka nisur dje, janë shpëtuar gjithsej nëntëdhjetë e dy të huaj.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për anijen “LAURA BASSI” me flamur italian, e cila ka lundruar në orët e para të ditës së sotme drejt portit të Kalamatës, ku ka zbarkuar shëndoshë e mirë të emigrantëy e lartpërmendur.

Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Qendror Portual Kalamata për të mësuar origjinën e emigrantëve dhe se nga ishte nisur anija.

Greqia shpesh konsiderohet si "portë" detare e emigrantëve që vijnë nga Azia dhe Afrika për të shkuar drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë. Kjo ka sjellë edhe kontradikta dhe autoritetet turke pasi shpesh akuzohen se nuk i ndalojnë anijet me emigrantë që të lundrojnë drejt ujrave grekë.

shpetohen emigranet ne greqi

Sondazh

Poll