Art&Argëtim

Akuzohet se ka shmangur tatimet, këngëtari Sinan Vllasaliu del para gjykatës: Jam i pafajshëm

18 Nëntor 2022, 20:20 Nga I.A
Akuzohet se ka shmangur tatimet, këngëtari Sinan Vllasaliu del para
Sinan Vllasaliu

KOSOVË- Këngëtari Sinan Vllasaliu është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzën se ka dëmtuar shtetin 24 mijë e 270 euro e 98 centë duke iu shmangur tatimeve gjatë viteve 2011-2015.

“Jo, i pafajshëm”, ka thënë Vllasaliu pasi gjykimi ka filluar rishtazi.

Deklarimi i Vllasaliut është bërë pasi prokurorja Elza Bajrami e ka lexuar aktakuzën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykatësja e rastit Naime Krasniqi-Jashanica ka njoftuar se brenda 30 ditëve i akuzuari mund të paraqesë kërkesë për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës. Paraprakisht, gjykatësja Krasniqi-Jashanica ka thënë se gjykimi fillon rishtazi pasi është ndërruar gjyqtari i çështjes si dhe kanë kaluar më shumë se tre muaj nga seanca e 5 gushtit 2022. Më herët këtë lëndë e ka trajtuar gjykatësi Ngadhnjim Arrni.

Po ashtu, për shkak se ky rast filloi rishtazi, mbrojtësi i të akuzuarit Vllasaliu, avokati Florent Latifaj ka njoftuar se heqin dorë nga marrëveshja për pranim të fajësisë. Pasi që palët hoqën dorë nga mbajtja e shqyrtimit të dytë, kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave do të paraqiten me shkrim. Edhe në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht 2022 i akuzuari Vllasaliu ishte deklaruar i pafajshëm.

sinan vllasaliu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Nëntor 2022, 11:39 k.m.

Dua Lipa habit me...tangat!

Dua Lipa BRITANI E MADHE- Dua Lipa ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me veshjet dhe stilin e saj. Por kësaj here, vëmendjen e mor&eu...

Art&Argëtim 18 Nëntor 2022, 09:25 k.m.

FOTOLAJM- Ky është "Pirelli 2023"

Bella Hadid SHBA- Edicioni i 49-të i kalendarit legjendar të Pirelli-t ka si moto “Letra dashurie për muzën” dhe ësht&...