Aktualitet

Maskat grabisin bankën në Kosovë, momentet kur qytetarët tmerrohen nga të shtënat me kallashnikov (VD)

2 Shtator 2019, 09:09 Nga DOSJA
Maskat grabisin bankën në Kosovë, momentet kur qytetarët

Kosovë- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në  Shtime të Kosovës. Mësohet se një grup personash kanë grabitur një bankë dhe ende nuk dihet shuma e parave të grabitura. Grabitësit kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë.  Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:15, ndërsa ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.

“Sot rreh orës 08:15, në rrugën “Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatosur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që t’i dorëzoj paratë nga arka ,shuma nuk dihet për momentin. Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajër nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policies.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet banka në kosovë grabitje me armë në kosovë grabitet banka në kosovë grabitje me armë në kosovë

Sondazh

Poll