Bota

Deklarata raciste e deputetit Avdyli në Kuvend: Edhe minoriteteve iu erdhi radha të udhëheqin shëndetësinë në Kosovë

Pas reagimeve për deklaratën, Avdyli ka marrë fjalën edhe një herë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, megjithatë, nuk ka kërkuar falje për deklaratën e tij.

18 Nëntor 2022, 17:00 Nga I.A
Deklarata raciste e deputetit Avdyli në Kuvend: Edhe minoriteteve iu erdhi
Haxhi Avdyli

KOSOVË- Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka bërë një deklaratë raciste ndaj minoriteteve në Kosovë. Duke kritikuar partitë politike që kanë udhëhequr sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit, ai ka ironizuar me fjalët se edhe minoriteteve iu erdhi radha që ta udhëheqin. Para se të jepte këtë deklaratë, ai fillimisht tha për dështimin në sektorin e shëndetësisë se faji nuk është jetim.

“23 vjet pas çlirimit, ky dështim në këtë sektor, mund të themi se faji nuk është jetim. Të gjitha partitë kanë udhëhequr këtë sektor, bile edhe partive minoritare iu ka ardhë rendi për të udhëhequr këtë sektor. Edhe VV-ja e ka udhëhequr për dy vite”, tha ai.

Tutje ai ka folur edhe për buxhetin e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për vitin 2023, duke vlerësuar se janë ndarë 120 milionë euro më shumë për shëndetësi. Pas reagimeve për deklaratën, Avdyli ka marrë fjalën edhe një herë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, megjithatë, nuk ka kërkuar falje për deklaratën e tij.

“Ministrinë e Shëndetësisë, e kanë udhëheq të gjitha partitë bile edhe minoritetet. Dikush e paska shkru koment racist. Te lutem, çfarë racizmi është ky koment, nuk është racizëm, është vlerësim për dy ministrat e shëndetësisë…Kjo është në kuptim pozitiv, që të gjitha partitë e kanë udhëheqë shëndetësinë dhe përgjegjësia na bie të të gjithë dhe kjo nuk ka të bëjë në këtë kontekst…Unë konsideroj partitë monitoare si parti të këtij kuvendi dhe parti si çdo parti tjetër”, tha ai.

haxhi avdyli

Sondazh

Poll