Bota

Përdhunoi nxënësen e mitur në shkollën ku punonte, zbulohet identiteti i punëtorit në Kosovë

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës,ndërkohë që Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë marrë vendimin që duke nisur nga sot, 18 nëntor 2022, i dushuari të pushohet nga puna.

18 Nëntor 2022, 15:07 Nga d.a.
Përdhunoi nxënësen e mitur në shkollën ku punonte,
Foto ilustruese

KOSOVË- Ditën e sotme është raportuar një rast tjetër përdhunimi i një të miture në Kosovë, ku një punonjës teknik në një shkollë në Malishevë ka abuzuar seksualisht me një nxënëse.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë të Malishevës,ndërkohë që Drejtoria e Arsimit në këtë komunë kanë marrë vendimin që duke nisur nga sot, 18 nëntor 2022, i dushuari të pushohet nga puna.

“Punëtori Naser Hamëz Malisheva nga fshati Kijevë, KK- Malishevë i sistemuar në punë dhe detyra të punës punëtor teknik në SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë i ndalohet puna nga data: 18.11.2022”, thuhet në vendimin e Drejtorisë së Arsimit dërguar Gazetës Infokus.

Ndërkaq, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, në një prononcim ka thënë se drejtori i shkollës në momentin që e ka kuptuar rastin e ka lajmëruar atë dhe policinë.

“Ne rastin e kem si të raportum si dyshim do me thënë nuk kem ende prej organeve prova që e konfirmojnë atë dyshimin në një vepër që në realitet ka ndodhë. Rasti është i lajmrum në polici do me thënë në momentin kur e ka kuptuar drejtori i shkollës më ka njoftu dhe e ka raportu në polici”, ka thënë Krasniqi.

Rasti u bë publik nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle. Njësitet relevante të policisë ju janë përgjigjur rastit dhe është arrestuar i dyshuari. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Elezaj

 

policia e kosoves perdhunohet e mitura ne kosove naser hamëz malisheva arbëreshë krasniqi

Sondazh

Poll