Bota

Jeff Bezos këshillon konsumatorët përpara 'Black Friday': Mos shpenzoni

Bezos nuk është i vetmi që shqetësohet për një recesion të mundshëm pasi Rezerva Federale dhe bankat e tjera qendrore luftojnë kostot më të larta duke rritur normat e interesit.

18 Nëntor 2022, 14:17 Nga A.B
Jeff Bezos këshillon konsumatorët përpara 'Black
Jeff Bezos

SHBA- Një deklaratë që befasoi shumë u bë nga CEO i Amazon, përpara Black Friday. Jeff Bezos, ka këshilluar qytetarët që të mos shpenzojnë shumë teksa po përgatiten për ulje të çmimeve. 

“Nëse je një person i vetëm dhe po mendon të blesh një televizor të madh, mbajini paratë, shiko çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë do t'ju them të njëjtën gjë për një frigorifer, një makinë të re, çdo gjë tjetër. Thjesht hiqni rrezikun nga tavolina”.

Bezos i bëri komentet në një intervistë për CNN që u transmetua këtë javë, e njëjta intervistë në të cilën ai u zotua të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së tij gjatë jetës së tij. 

Pse Bezos i këshilloi konsumatorët dhe bizneset e vogla të shkurtonin shpenzimet e mëdha?

"Nëse nuk jemi në një recesion tani, ka të ngjarë të jemi në një recesion shumë shpejt," tha ai në intervistë.

Bezos nuk është i vetmi që shqetësohet për një recesion të mundshëm pasi Rezerva Federale dhe bankat e tjera qendrore luftojnë kostot më të larta duke rritur normat e interesit.

Kritikët thonë se Bezos po flet hapur për shkak të pasurisë së tij të madhe. 

jeff bezos black friday

Sondazh

Poll