Bota

"Ta shohim sa të suksesshme do të jenë negociatat e reja", Kurti nga Estonia flet për targat

Në një konferencë të përbashkët me Kallas, të mbajtur pas takimit, Kurti ka folur dhe për çështjen e targave dhe tensionet që mund të sjellë kjo çështje mes Kosovës dhe Serbisë.

18 Nëntor 2022, 12:18 Nga d.a.
"Ta shohim sa të suksesshme do të jenë negociatat e
Kurti dhe Kaja Kallas

ESTONI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në një vizitë zyrtare në Estoni ku dhe ka zhvilluar një takim me homologen e tij Kaja Kallas.

Në një konferencë të përbashkët me Kallas, të mbajtur pas takimit, Kurti ka folur dhe për çështjen e targave dhe tensionet që mund të sjellë kjo çështje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, po negocion dhe tha se është në pritje të asaj se çfarë rezultato mund të dalë nga bisedimet e ditëve të fundit.

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikime të rregulla dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që por refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft obstruktive dhe deknstruktive. Do ta shohim sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke”.-tha Kurti.

Kurti i ritheksoi gazetarëve në Estoni se Beogradi po urdhëron serbët që të braktisin institucionet, duke thënë se ato nuk janë të kësaj qeverie, por të Kosovës.

kaja kallas albin kurti reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll