Bota

Rusia shpall “non grata” dhjetëra politikanë irlandezë, përfshirë kryeministrin

Në mesin e personave të sanksionuar janë dhe zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave.

16 Nëntor 2022, 15:09 Nga e.k
Rusia shpall “non grata” dhjetëra politikanë
Micheál Martin

IRLANDË- Ministria e Jashtme e Rusisë tha se kishte ndaluar hyrjen e më shumë se 50 politikanëve irlandezë, përfshirë kryeministrin Micheal Martin, për shkak të sanksioneve të Perëndimit. Në mesin e personave të sanksionuar janë dhe zëvendëskryeministri i Irlandës Leo Varadkar dhe ministri i Jashtëm, i Drejtësisë dhe i Financave.

"Duke vepruar sipas urdhrave të Brukselit, Irlanda po kryen një fushatë propagandistike agresive anti-ruse", thuhet në deklarëtn e ministrisë së Jashtme ruse.

Kjo lëvizje e Rusisë vjen pas paralajmërimit të Perëndimit për aksione të reja ndaj saj. Kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e nëntë Rusia është tërhequr nga Kherson por ka intensfikuar sulmet në Kiev duke lënë pa energji rreth 7 milionë banorë.

irlandë lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll