Bota

Vuçiç pret në takim këshilltarin e liderit çeçen, quan popullin rus "vëlla" dhe konfirmon mbështetjen e Serbisë

Në fillim të bisedës, Turko Daudov përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij për mbarë popullin serb ku i falenderoi për mbështetjen e dhënë ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

15 Nëntor 2022, 14:45 Nga d.a.
Vuçiç pret në takim këshilltarin e liderit
Vucic dhe Daudov

SERBI- Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë Aleksandçr Vuçiç.

Sipas Danas, në fillim të bisedës, Turko Daudov përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për Presidentin e Serbisë dhe përmes tij për mbarë popullin serb ku i falenderoi për mbështetjen e dhënë ndaj Rusisë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Sot është një situatë e vështirë politike në botë, kur Rusia doli në mbrojtje të vlerave shpirtërore, tradicionale dhe familjare, i tregoi Perëndimit refuzimin e ideologjisë së huaj që ata imponuan, mund të themi se e gjithë bota perëndimore u ngrit kundër. Por, me gjithë vështirësitë dhe presionin e jashtëzakonshëm të ushtruar nga Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse. Në këtë drejtim, Ramzan Kadyrov më kërkoi që personalisht të shpreh respektin tim dhe të përcjell se marrëdhëniet vëllazërore shekullore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre”, tha Turko Daudov.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandçr Vuçiç falënderoi Ramzan Kadyrov për fjalët e tij të ngrohta të mbështetjes dhe e quajti popullin rusë vëllain e serbëve.

Për ne, populli rus është populli ynë vëlla, dhe historia shekullore e ka dëshmuar shumë herë. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, tha Vuçiç.

Në fund të takimit, Turko Daudov i dhuroi presidentit serb një burkë dhe kapele kombëtare, duke theksuar se forca e serbëve është e ngjashme me karakterin e ashpër të malësorëve.

ramzan kadyrov aleksandar vuçiç turko daudov

Sondazh

Poll