Bota

Përplasjet mbi emigrantët, Franca përforcon kontrollet. Caritasi italian: Të miturit shpesh kthehen pas

Christian Papini tha se autoritetet franceze i kthejnë të miturit dhe familjet dhe në fund emigrantët u paguajnë 300 euro personave të tjerë.

15 Nëntor 2022, 13:47 Nga d.a.
Përplasjet mbi emigrantët, Franca përforcon kontrollet. Caritasi
emigrantet

FRANCË- Drejtori i Critas Intermelia, një organizatë vullnetare e Ventimiglia, Christian Papini u shpreh se jo vetëm që Franca ka forcuar kontrollet e saj, por ato shpesh i kthejnë të miturit duke ndryshuar moshën dhe kjo bie në kundërshtim me traktatin e Dublinit.

"Ka shumë pak emigrantë në tranzit në Ventimiglia që duan të qëndrojnë në Itali. Pothuajse të gjithë synojnë Gjermaninë, Suedinë dhe Holandën”, shtoi Papini në mikrofonat e Radio Cusano Campus.

Sipas Skynews, ai shtoi se autoritetet franceze i kthejnë të miturit dhe familjet dhe në fund emigrantët u paguajnë 300 euro personave të tjerë. Ata janë shpesh edhe vetë emigrantë, që nuk kanë arritur të integrohen dhe paguhen për të lënë emigrantët të kalojnë dhe më pas nuk i ndihmojnë. 

“Roli ynë është të bëjmë atë që duhet të bëjë shteti, pra të mirëpresim, të japim ushqim, këshillim psikologjik, të gjitha këto i bëjmë me shoqata të tjera. Kushtet në të cilat vijnë emigrantët janë shumë të këqija, shpesh janë të rraskapitur, sidomos ata që vijnë nga rruga ballkanike”.- shtoi Papini.

Franca dhe Italia kanë patur disa përplasje ditët e fundit në lidhje me menaxhimin e emigrantëve të 3 anijeve të ankoruara në brigjet italiane.

emigrantet shqiptare ne angli caritas christian papini

Sondazh

Poll