Bota

Emigrantët në Britani/ Deputetët dhe grupet e refugjatëve dënojnë marrëveshjen e Braverman me Francën: Do dështojë

Sipas tyre deklarata e kryeministrit Rishi Sunak se kjo marrëveshje do të kishte rezultat por jo të afërt pra duke ju referuar vitit që vjen, deputetët dhe sindikat shprehen skeptikë dhe ngrenë dyshime. Sipas Natalie Elphicke marrëveshje është e destinuar që të dështojë. 

15 Nëntor 2022, 14:22 Nga e.k
Emigrantët në Britani/ Deputetët dhe grupet e refugjatëve
Foto Ilustruese

BRITANI- Marrëveshja prej 73 milionë eurosh e nënshkruar mes Sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman dhe homologut të saj francez Gérald Darmanin për të ndaluar emigracionin e paligjshëm përmes 'La Manche' duket se ka hasur në kundërshtinë e fortë të deputetëve konservatorë dhe sindikatave, të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar marrëveshjen. Sipas tyre këto janë para që merren nga buxheti dhe nuk do të arrijnë një rezultat konkret. 

Sipas tyre deklarata e kryeministrit Rishi Sunak se kjo marrëveshje do të kishte rezultat por jo të afërt pra duke ju referuar vitit që vjen, deputetët dhe sindikat shprehen skeptikë dhe ngrenë dyshime. Sipas Natalie Elphicke marrëveshje është e destinuar që të dështojë. 

“Nuk përputhet me shkallën apo urgjencën e krizës së varkave të vogla, apo me rrezikun në rritje të humbjes së jetëve me afrimin e dimrit. Ajo që nevojitet është një ndryshim në qasje, me patrulla të përbashkëta kufitare dhe një zonë të përbashkët sigurie në të gjithë Kanalin", tha ajo. 

Ndërsa ish-ministri Tim Loughton tha se kjo marrëveshje është hedhja e parave 'të mira' pas 'të këqijave' duke iu referuar emigrantëve të paligjshëm që muajt e fundit janë shtuar në kanal. Kevin Mills, një përfaqësues i sindikatës PCS për stafin e Forcave Kufitare në Kent, tha marrëveshja se nuk kishte plan për të reduktuar dhjetëra mijëra njerëz që mbërrinin në brigjet franceze e më pas me anë të varkave të vogla mbërrin në Britani. 

"Kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme dhe mungesa e detajeve është e dukshme. Nëse ndaloni mijëra sot dhe i lini shumicën prej tyre të shkojnë, sa prej tyre do të provojnë sërish nesër? Nuk ka asnjë plan me sa shoh unë”, tha ai.

Lucy Moreton, nga Unioni për Kufijtë, Emigracionin dhe Doganat (ISU), tha se marrëveshja nuk trajtonte "pikat e ngecjes" duke i mbajtur numrat të lartë, siç është ngurrimi i autoriteteve franceze për të arrestuar dhe ndaluar ata që kapeshin duke u përpjekur të kalonin. Enver Solomon, kreu i Këshillit të Refugjatëve, tha se marrëveshja dështoi të trajtonte faktorët që i shtynin burrat, gratë dhe fëmijët të bënin udhëtime të rrezikshme për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria e Sunak nënshkroi një marrëveshje me Francën të hënën në mëngjes për të rritur bashkëpunimin mbi azilkërkuesit dhe emigrantët, me oficerët e Mbretërisë së Bashkuar që i bashkohen një programi të patrullave franceze të plazheve. Marrëveshja premtoi një rritje prej 40% të numrit të patrullave për t'u përpjekur të zbulonin varkat e vogla që do të bënin udhëtimin nga Franca. Ai përfshin gjithashtu investime shtesë në infrastrukturën portuale në Francë, përdorimin e teknologjisë për të zbuluar kalimet, si dronët, dhe bashkëpunim më të madh ndër-Evropian. Marrëveshja, e nënshkruar nga Braverman dhe homologu i saj francez, Gérald Darmanin, premton gjithashtu ndarje më të mirë të informacionit midis vendeve dhe përpjekje për të ofruar informacion në Francë për kaluesit e mundshëm të Kanalit rreth opsioneve të tjera.

britania e madhe emigrantet ne britani shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll