Bota

Pak ditë para përfundimit të marrëveshjes për drithërat, Lavrov takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në G20

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova postoi një foto të dyshes të ulur në një tavolinë në Bali me flamuj rusë dhe të OKB-së, por ministria nuk dha detaje se çfarë diskutuan.

15 Nëntor 2022, 12:26 Nga d.a.
Pak ditë para përfundimit të marrëveshjes për
Guterres dhe Lavrov

INDONEZI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në margjinat e samitit të G20 në Bali, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Sipas Reuters, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova postoi një foto të dyshes të ulur në një tavolinë në Bali me flamuj rusë dhe të OKB-së, por ministria nuk dha detaje se çfarë diskutuan.

Ajo vjen vetëm disa ditë përpara se marrëveshja historike e drithërave të Detit të Zi të skadojë. Nisma, e nisur në korrik, zhbllokoi eksportet bujqësore nga portet jugore të Ukrainës dhe ndihmoi në uljen e çmimeve globale të ushqimit. Por Moska nuk ka thënë ende nëse do të zgjasë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e mbështetur nga OKB, e cila do të përfundojë më 19 nëntor.

Moska po bën presion për heqjen e sanksioneve ndaj një banke bujqësore shtetërore, një veprim që ajo thotë se do ta ndihmonte Rusinë të eksportonte produktet dhe plehrat e saj bujqësore.

Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, e kanë kritikuar marrëveshjen në muajt e fundit si të padrejtë dhe thanë se Perëndimi nuk i ka mbajtur zotimet për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë. Moska pezulloi përkohësisht pjesëmarrjen e saj në marrëveshje pas një sulmi ndaj anijeve ruse në Krime.

samiti i g20 ne indonezi sergei lavrov antonio guterres maria zakharova

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 11:27 d.a.

Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi

Jinping dhe Biden INDONEZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hë...