Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: Zgjidhja më e mirë do ishte të ndahej çfarë është serbe dhe çfarë është shqiptare

Daçiç tha se tani shtrohet pyetja nëse autoritetet e Kosovës do t'i gjejnë disa nga serbët e "vet" për t'i futur në institucione, siç bëri Serbia me shqiptarët në vitet '90, por ata njerëz nuk kishin dhe nuk do të kenë mbështetjen e popullit të tyre.

15 Nëntor 2022, 12:19 Nga d.a.
Dialogu Kosovë-Serbi, Daçiç: Zgjidhja më e mirë do
Dacic

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia në përgjithësi duhet të vazhdojë me metodat aktuale të luftimit jo të dhunshëm në Kosovë, sepse ato janë “më vdekjeprurësit”, dhe komuniteti ndërkombëtar është më i lënduar nga fakti që serbët janë jo në institucionet e Kosovës.

Në një dalje në televizionin Happy, Daçiç tha se tani shtrohet pyetja nëse autoritetet e Kosovës do t'i gjejnë disa nga serbët e "vet" për t'i futur në institucione, siç bëri Serbia me shqiptarët në vitet '90, por ata njerëz nuk kishin dhe nuk do të kenë mbështetjen e popullit të tyre.

Duke folur për zgjidhjen e problemit të Kosovës, Daçiç ka theksuar se e vetmja gjë realiste është të pranohet situata aktuale në terren, të dihet se çfarë është serbe e çfarë shqiptare. Sipas tij, fajtorët kryesorë për moszgjidhjen e problemit janë ata që nuk pranojnë dhe nuk e kuptojnë se ky është vendimi më i shpejtë dhe më i drejtë.

Daçiç theksoi se Serbia e respekton Marrëveshjen e Uashingtonit por Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit duke kërkuar pranimin në Këshillin e Evropës.

"Ne do t'u përgjigjemi atyre jo me të njëjtën masë, por dhjetëfish më shumë", tha Daçiç dhe shtoi se Serbia po punon për tërheqjen e njohjeve, si dhe për të bërë që disa vende të ndryshojnë qëndrimin e tyre.

ivica daçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 15 Nëntor 2022, 11:27 d.a.

Pesë pikat kryesore nga takimi Biden-Xi

Jinping dhe Biden INDONEZI- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, u takuan të hë...