Gjykata rrëzoi kërkesën e tyre/ Prindërit e 'Zubejde Hanim': Në albanistan jemi! Drejtësia kukull u dëshmua sërish
Prindërit shprehen se kanë doprëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshmën në Gjykatë përfshirë këtu edhe 17 akt-ekspertiza të zhvilluara nga psikologë të licensuar që vërtetonin dëmin e atëçastshëm të fëmijëve, që sot vuajnë mungesë të gjumit, urinim në krevat, sjellje të pakontrolluara, kthim pas në sjelljet e tyre fëminore, e shumë simptoma të tjera.
TIRANË- Prindërit e fëmijëve të kopshtit të mbyllur Zubejde Hanim kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrtive për të rrëzuar kërkesën e tyre për hapjen e kopshtit. Në një deklaratë të bërë publike për mediat ata shprehen të zhgënjyer nga ky vendim. Prindërit nuk kursejnë ironitë në lidhje me vendimin e gjykatës teksa shprehen se nuk kishte dyshim që padrejtësia e drejtësisë shqiptare nuk zhgënjeu as sot.
"Tmerri më i madh është gropa që juriçkat e Ministrisë së Çedukimit raportuan plot krenari se nga 253 fëmijë që kanë qenë në kopshtin Zubejde hanëm, 62 prej tyre na qenkëshkërkan regjistruar në kopshte private, statistikë kjo e pas dy muajve nga mbyllja e kopshtit. Ndërkohë, këto juriçka, jo vetëm që nuk na treguan për fatin e 192 fëmijëve të tjerë që u është mohuar e drejta universale e arsimimit, por nuk qenkan interesuar as për fatin e 54 fëmijëve paditës, sepse sipas tyre këta na qenkëshkërkan minorenë dhe s’mund të hulumtojnë në lidhje me fëmijë të vegjël", thuhet në deklaratë.
Prindërit shprehen se kanë doprëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshmën në Gjykatë përfshirë këtu edhe 17 akt-ekspertiza të zhvilluara nga psikologë të licensuar që vërtetonin dëmin e atëçastshëm të fëmijëve, që sot vuajnë mungesë të gjumit, urinim në krevat, sjellje të pakontrolluara, kthim pas në sjelljet e tyre fëminore, e shumë simptoma të tjera.
DEKLARATA E PLOTË:
“Padrejtësitë e Drejtësisë Shqiptare sërish nuk na zhgënjyen! Sot, në Gjykatën Administrative Tiranë, u zhvillua seanca e radhës në lidhje me padinë e paraqitur nga 134 prindër dhe fëmijë nga Kopshti Zubejde Hanim, për anulim të vendimit për mbylljen e tij nga Ministria e Çedukimit dhe Sportit! "Ligësia” e të fortit përballë të dobëtit ishte e vetmja fjalë që mund ta përshkruante këtë seancë, nga sekonda e parë e deri në të fundit, kur Afërdita, shprehu vendimin, që sërish la të pandryshueshëm raportin e saj pozitiv në favor të çështjeve që lidhen me institucionet qeveritare deri në 100% të rasteve që ka gjykuar në lidhje me ta. Afërdita, nuk na zhgënjeve! Drejtësia kukull u dëshmua sërish edhe kur përballë dhjetëra argumenteve të paraqitura në seancë nga avokati i çështjes dhe prindërit paditës, sërish triumfoi amatorizmi profesional, deri në nivele çiraku, i juriçkave që përfaqësonin Ministrinë e Çedukimit, të cilat u paraqitën në seancë pa njohur edhe palën paditëse. Por pavarësisht kësaj, Afërdita vendosi sërish pro tyre, duke mos na zhgënjyer. Bravo, Afërdita!
Tmerri më i madh është gropa që juriçkat e Ministrisë së Çedukimit raportuan plot krenari se nga 253 fëmijë që kanë qenë në kopshtin Zubejde hanëm, 62 prej tyre na qenkëshkërkan regjistruar në kopshte private, statistikë kjo e pas dy muajve nga mbyllja e kopshtit. Ndërkohë, këto juriçka, jo vetëm që nuk na treguan për fatin e 192 fëmijëve të tjerë që u është mohuar e drejta universale e arsimimit, por nuk qenkan interesuar as për fatin e 54 fëmijëve paditës, sepse sipas tyre këta na qenkëshkërkan minorenë dhe s’mund të hulumtojnë në lidhje me fëmijë të vegjël! Pika që s’u bie! Ato që i hodhën në rrugë dhe i lanë në mëshirë të fatit, sot na menduakan për privatësinë e tyre! Hape dhe! Nuk mjaftuan 17 akt-ekspertiza të zhvilluara nga psikologë të licensuar që vërtetonin dëmin e atëçastshëm të fëmijëve, që sot vuajnë mungesë të gjumit, urinim në krevat, sjellje të pakontrolluara, kthim pas në sjelljet e tyre fëminore, e shumë simptoma të tjera, që jo vetëm asnjë nënë e baba, por as edhe një kafshë, majmun, lopë, luan e luaneshë s’do ta pranonte tek të vegjlit e tyre. Situata sot është akoma më e rëndë, pasi ato vlerësime psikologjike janë bërë menjëherë pas mbylljes së kopshtit. Por, prapë, Afërdita e pranon duke mos na zhgënjyer sërish. Bravo, Afërdita! Nuk mjaftoi as pyetja e Francit, avokatit të çështjes sonë, për të qartësuar nga juriçkat e Ministrisë së Çedukimit për rastin e fëmijës që ishte refuzuar nga kopshtet publike, sepse mungonte higjiena për fëmijë me ndjeshmëri të veçanta në lidhje me pastërtinë. Dhe e dini përgjigjen e juriçkës së Ministrisë së Çedukimit? Ne nuk jemi në dijeni të këtij rasti. Pra, juriçka na kishte ardhur në seancë pa u njohur me provat kundër tyre. E kështu është kur krahët i ke të ngrohtë dhe je e bindur se në fund të seancës do të flasë sërish absurdi.
Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.
Sondazh
Covid, MSH: Vetëm 5 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Foto Ilustruesee TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqi...
Pjesë e një rrjeti trafiku të heroinës, dënohen me burg 3 shqiptarët, njëri drejtonte 'biznesin' nga qelia
Foto ilustruese FRANCË- Tre shqiptarë identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur pjesë e një organizat...
Armë dhe 1 kg kanabis me vete, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali
Karabinieret ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Umbertide të Italisë për drogë. Umbria24 shkr...
FOTO/ Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Fier, shpëton 'mrekullisht' drejtuesja
Makina e përfshirë nga flakët VLORË- Një makinë tip 'Glof 4' ka marrë flakë pak minuta më parë në au...
Porti i Durrësit/ Balla-Alibeajt: Turp, do punësohen 12 mijë persona. Në Greqi u kritikua qeveria që s'bëri të njëjtën gjë për Selanikun
Porti i Durresit TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të P...
Me kalë dhe gomar për të shkuar në shkollë, fëmijët nga Lekasi i Korçës: Në klasë të I e të II na shoqëron babi, më pas ikim vetë
Fëmijët KORCE- Me kalë e me gomar nuk shkojnë në ekskursion apo në ndonjë aktivitet në natyre me klasën. K&eum...
Kthyen shtëpinë në kazino/ Arrestohen 2 të rinjtë në Devoll, në hetim 20 të tjerë (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE DEVOLL- Kristo Kaso dhe Alban Babi janë vënë në prangat e policisë në Devoll ditën e sotme. Përmes ...
Një punëtor bie nga kati i tretë në Durrës, dërgohet në spital me urgjencë
Ndertim DURRËS- Një punëtor ka rënë nga kati i tretë i një banesë ditën e sotme. Mësohet se ngjarja ...
Banorët e 5 Majit, Goci: Pse kandidatët e Primares nuk dorëzojnë kërkesë për informacion për lejet e ndërtimit
Ervin Goci TIRANË- Pedagogu Ervin Goci u ka kërkuar kandidatëve të Primareve për kryebashkiak të Tiranës që t&...
Shiste celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Celularët e sekuestruar nga Policia TIRANË- Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet B.K ka rënë në prangat e Policis...
