Aktualitet

Armë dhe 1 kg kanabis me vete, arrestohet 49-vjeçari shqiptar në Itali 

Në momentin që shqiptari ka parë patrullën e policisë ka ndaluar dhe është munduar që të kthejë mjetin e tij për tu larguar nga rruga. 

14 Nëntor 2022, 17:10 Nga I.A
Armë dhe 1 kg kanabis me vete, arrestohet 49-vjeçari shqiptar
Karabinieret

ITALI- Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Umbertide të Italisë për drogë. Umbria24 shkruan se shqiptari u kap me armë dhe drogë në makinë. Në momentin që shqiptari ka parë patrullën e policisë ka ndaluar dhe është munduar që të kthejë mjetin e tij për tu larguar nga rruga. 

Por efektivët e kanë ndaluar dhe për shkak të sjelljes së dyshimtë të shqiptarit kanë nisur kontrollet. Pas gjetje së 1 kg kanabis në makinë, karabinierët kanë nisur kontrolle dhe në banesën e tij. Në të kanë gjetur një armë e kalibrit 6, së bashku me municione të tjera të kalibrit P38 dhe 12.

arrestohet 49-vjeçari ne itali

Sondazh

Poll