Bota

Zgjedhjet në veri, Osmani nis konsultimet me partitë politike, mungon AAK dhe Lista Serbe, prezente Partia Serbe e Kosovës

Ndërkohë, në takim mungojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe, ndërkohë që i pranishëm ka është edhe ish-ministri Aleksandar Jabllanoviç nga Partia Serbe e Kosovës.

14 Nëntor 2022, 14:35 Nga d.a.
Zgjedhjet në veri, Osmani nis konsultimet me partitë politike, mungon
Osmani ne mbledhje me opoziten

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka nisur mbledhjen me përfaqësuesit e partive politike në vend për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, ku kryetarët dhanë dorëheqjen disa ditë më parë.

Ndërkohë, në takim mungojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe, ndërkohë që i pranishëm ka është edhe ish-ministri Aleksandar Jabllanoviç nga Partia Serbe e Kosovës.

Për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin e Zubin Potokun pritet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen, pasi Lista Serbe vendosi që serbët të dalin nga institucionet e Kosovës. Policët, prokurorët dhe gjyqtarët serbë iu përgjigjën gjithashtu unanimisht kërkesës për të dalë nga institucionet e vendit.

Një tjetër pikë diskutimi gjatë mbledhjes mund të jetë dhe fakti që partitë shqiptare mund të dalin me lista të pëebashkëta në këto zgjedhje.


vjosa osmani dorehiqet lista serbe zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll