Ekonomi

FMN: Perspektiva ekonomike globale po bëhet 'më e zymtë', rreziqet janë të shumta

Huadhënësi global muajin e kaluar uli parashikimin e rritjes globale për vitin 2023 në 2.7% nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%.

14 Nëntor 2022, 13:25 Nga k.m.

 

FMN: Perspektiva ekonomike globale po bëhet 'më e
Foto ilustruese

 

UASHINGTON- Perspektiva ekonomike globale është edhe më e zymtë se sa ishte parashikuar muajin e kaluar. Kështu pretendon Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke përmendur një përkeqësim të vazhdueshëm në sondazhet e menaxherëve të blerjeve në muajt e fundit.

FMN fajësoi perspektivën e errët të politikës monetare të shkaktuar nga inflacioni vazhdimisht i lartë dhe momenti i dobët i rritjes në Kinë. Por si faktor shtohet edhe ndërprerja e vazhdueshme e furnizimit dhe pasiguria ushqimore e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Huadhënësi global muajin e kaluar uli parashikimin e rritjes globale për vitin 2023 në 2.7% nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%. Në një blog të përgatitur për një samit të liderëve të G20 në Indonezi, FMN tha se treguesit e fundit të frekuencës së lartë "konfirmojnë se perspektiva është më e zymtë", veçanërisht në Evropë.

"Sfidat me të cilat po përballet ekonomia globale janë të mëdha dhe treguesit ekonomikë të dobësuar tregojnë për sfida të mëtejshme përpara nesh,"-tha FMN, duke shtuar se mjedisi aktual i politikës ishte "jashtëzakonisht i pasigurt".

Përkeqësimi i krizës energjetike në Evropë do të rriste inflacionin, e sipas tyre kjo paraqiste rreziqe në rritje të një krize të mundshme që do të kishte si shënjestër të parë të gjitha ekonomitë e cenueshme.

fmn

Sondazh

Poll