Ekonomi

Hapet 'thesi'/ Qeveria i jep 320 mln euro kompanisë 'Fusha' për rrugën Lek-Konjat-Fier, detajet e koncesionit 35-vjeçar

Segmenti është Lekaj – Fier, i gjatë plot 42.2 kilometra. Rruga fillon në fshatin Lekaj dhe përfundon në fillim të By Passit të Fierit.

14 Nëntor 2022, 10:52 Nga DOSJA
Hapet 'thesi'/ Qeveria i jep 320 mln euro kompanisë
Foto ilustrim

TIRANE- Një koncesion me vlerë 320 milionë euro është miratuar sot nga qeveria shqiptare. Koncesioni me vlerë 320 milionë euro dhe afat 35 vite hyn në fuqi pas nënshkrimit dhe ka për objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier. Segmenti është Lekaj – Fier, i gjatë plot 42.2 kilometra. Rruga fillon në fshatin Lekaj dhe përfundon në fillim të By Passit të Fierit.

Kompania fituese është Fusha Shpk në bashkëpunim me disa operatorë të tjerë ekonomik. Procedura e zgjedhjes së fituesit është bërë me procedurë të hapur.

Në garë ka qenë vetëm një kompani, Fusha SHPK bashkë me bashkimin e përkohshëm të shoqërive. Fitues të koncesionit janë:Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Fusha” sh.p.k. / NUIS J61922018S, “Agbes Construksion” sh.p.k. / NUIS K32807432ë, “Albavia” sh.p.k. / NUIS J81527001Q, “Kupa” sh.p.k / NUIS K51615512C, “Ante-Group” sh.p.k. / NUIS J62904100D, “Klodioda” sh.p.k. /NUIS K51813002H, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” sh.p.k / NUIS J62026003M dhe “Sphaera” sh.p.k / NUIS J81809003U, me vlerë investimi 320,000,000 Euro pa TVSH. /Dosja.al

Koncesioni

Hapet 'thesi'/ Qeveria i jep 320 mln euro kompanisë

fusha shpk rruga e konjatit

Sondazh

Poll