30 milionë euro të paguara në çmimin e naftës, por koncesioni i markimit nuk funksionoi
Nafta Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ngritjen e një sistemi të ri gjurmimi për karburantet, pasi sistemi aktual ...
Që prej vitit 2020 qeveria po përpiqet të zbatojë një plan për pasaportat e arta për të huajt dhe investitorët. Në fund të korrikut 2022, qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private (PPP) duke shtuar programet e shtetësisë. Vendimi mundëson punësimin e firmave private për të promovuar këtë skemë tek të huajt.
Pavarësisht kundërshtimeve të ashpra që ka hasur plani i qeverisë shqiptare që t’i japë nënshtetësi shqiptare të huajve, institucionet po avancojnë me këtë projekt. Të paktën për blerësit potencialë të huaj në projektin “Marina & Jahtet e Durrësit” pritet që të bëhet një ligj i veçantë, që tu japë atyre nënshtetësinë.
Në marrëveshjen kuadër “Jahtet dhe Porti i Marinës” mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” parashikohet që:
“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë bazuar në blerjen e tyre nga Investitori Strategjik, nëse kjo shumë e blerjes përmbush kriteret, kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm”.
Që prej vitit 2020 qeveria po përpiqet të zbatojë një plan për pasaportat e arta për të huajt dhe investitorët. Në fund të korrikut 2022, qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për partneritetet publiko-private (PPP) duke shtuar programet e shtetësisë. Vendimi mundëson punësimin e firmave private për të promovuar këtë skemë tek të huajt.
Komisioni Europian e ka kritikuar vazhdimisht këtë skemë. Në raportin e tij të fundit të progresit për Shqipërinë në tetor 2022, Komisioni Europian tha “Për shtetësinë, Shqipëria duhet të frenohet nga zhvillimi i një skeme të shtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta), pasi kjo do të përbënte rreziqe përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit. dhe infiltrimi nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së”.
Projekti i Marinës së Jahteve parashikon gati 13 mijë apartamente
Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C”, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” parashikon që sipërfaqja dysheme bruto të ndërtimit (Gross floor area -GFA) do të jetë 1.36 milionë metra katror, që mund të arrijë deri në 2 milionë m2 në skenarin më të mirë, në një sipërfaqe neto prej rreth 440 mijë m2.
Nga sipërfaqja e ndërtimit në skenarin e parë (1.36 milionë m2), rreth 93% do të jetë sipërfaqe rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare. Gjithsej parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8600 në fazën e dytë). Projekti pritet të gjenerojë 3.2 miliardë euro gjatë operimit, nga të cilat 70% parashikohet të vijnë nga shitja e projekteve rezidenciale./Monitor.al
Nafta Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi ngritjen e një sistemi të ri gjurmimi për karburantet, pasi sistemi aktual ...
Aktualisht janë në zbatim rreth 228 kontrata koncesionare në të gjithë sektorët, por sakaq qeveria ka pranuar se nuk ka aftë...
Djath Prodhuesit e produkteve të bulmetit vijojnë të jenë në vështirësi për gjendjen e qumështit të lop&e...
Foto Ilustruese Nga Les Nemethy, CEO, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore Titulli tingëllon si nj&eum...
Orjada Kulla Ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të ndikojë negativisht edhe në cilësinë e kredisë së sektorit b...
Foto Ilustruese Raporti i kredive me probleme, deri tani, nuk është ndikuar shumë nga situata inflacioniste dhe është në nive...
Banka Inflacioni po rezulton i qëndrueshëm dhe me një shtrirje të gjerë në ekonomi, duke e shtyrë Bankën e Shqip&e...
Porti i Durrësit Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe konsorcumit të Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Developm...
Foto Ilustruese TIRANË- Çmimi i energjisë do të mbetet i pandryshuar për konsumatorët edhe për muajin nëntor. Ent...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë vlerëson se sistemi i pagesave kombëtare në monedhën euro u ka k...