Rruga “prej ari”/ Thumanë-Kashar, kushton katër herë më shtrenjtë se autostrada në Greqi dhe Itali
Foto ilustruese Deri në katër herë më shumë se rrugët europiane do t’i kushtojë Shqipërisë koncesioni Th...
Me të mbërritur në pikëtakim, shpërndarësi i ofron gazetaress ë Piranjave një sasi kokaine vetëm për ta provuar, kërkesë e cila ndeshet në refuzim të prerë.
“Piranjat” i janë rikthyer edhe njëherë temës që ndoqën dy javë më parë, ku u zbulua se tregtia e drogës lulëzonte jo vetëm nëpër cepat dhe lagjet e Tiranës, por edhe në zemër të kryeqytetit. “Piranja” Rovena Cerka zbuloi me detaje aktivitetin e përditshëm të një shpërndarësi, siç quhet rëndom, një 30-vjeçar që “tregtinë” e zhvillon në një nga zonat me të frekuentuara të kryeqytetit, “Parku Rinia”.
Me të mbërritur në pikëtakim, shpërndarësi i ofron gazetaress ë Piranjave një sasi kokaine vetëm për ta provuar, kërkesë e cila ndeshet në refuzim të prerë. Megjithatë insistimi i tij vazhdon pa rezultat, por si një strategji për të tërhequr më shumë njerëz në përdorimin e drogës.
Ai madje nuk frikësohet as nga makina e policisë që kalon aty pranë, duke zbuluar se ka nga ata policë që “rrotullohen me një 20-ëshe apo 30-ëshe.” Me të fituar besimin, shpërndarësi tregon se më parë ka qenë i dënuar për tentativë për vrasje, pasi ka plagosur dikë që i kishte ngacmuar motrën. Ai, si shumë shpërndarës të tjerë, është gjithashtu përdorues droge.
Më tej ai fillon ta prezantojë gazetaren edhe me pjesëtarë të tjerë të grupit, një pjesë ë të cilëve kanë detyrën të survejojnë zonën dhe t’i ruajnë krahët njëri-tjetrit.
Edhe pse në një zonë me policë të shumtë ata duket se nuk frikësohen dhe nuk u hyn në sy fakti që mund të kalojnë disa orë në komisariat.
Detajet më tronditëse janë ato që zbulohen në vijim. Shpërndarësi, i cili duhet të paraqitet në shërbimin e provës, tregon se ka paguar drejtues të këtij institucioni, të cilët kanë pranuar ryshfet. Ai thotë se nga një herë në muaj, ai tashmë paraqitet vetëm një herë në 3 muaj dhe nëse nuk shkon është drejtori ai që “i rregullon punët”. Sa të vërteta janë këto pretendime, mbetet në dorën e drejtësisë dhe institucioneve të tjera për t’u verifikuar. /abcnews.al
Foto ilustruese Deri në katër herë më shumë se rrugët europiane do t’i kushtojë Shqipërisë koncesioni Th...
Foto ilustruese MALIQ- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një mjet ka tip “BMW”, i cili drejtohej nga nj...
Foto ilustruese Sipas të dhënave nga specialistë të shëndetësisë, numri i lindjeve po vazhdon të bjerë, duke n...
Pamje nga festimet TIRANË- Këtë javë, në Kuvendin e Shqipërisë u kalua me procedurë të përshpejtuar p&eum...
Pamje nga sherri TIRANË- Sherr mes një pasagjeri dhe shoferit të urbanit të Tiranës së re në kryeqytet. Siç ...
Fotot e shqiptarëve të shpallur në kërkim BRITANI E MADHE- Autoritetet angleze kanë publikuar fotot e disa prej kriminelëve m...
Godina e SHISH “Publikimi strukturës të Shërbimit Informativ Shtetëror, një ngjarje katastrofike për sigurinë e Sh...
Foto ilustruese Fashikujt hetimorë të SPAK tregojnë se të huajt ju lanë mbi tavolinë autoriteteve shqiptare skemën se si...
Ion Daci BRITANI E MADHE- Shqiptarja Ion Daci që jeton në Angli dhe njihet si influencer në rrjetin social në "Tik Tok" ka reaguar p&eu...
Shpërthimi në Turqi STAMBOLL- Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton ...