Aktualitet

RASTËSIA: Pas miratimit të procedurës së përshpejtuar për portin e Durrësit "nis" FESTA

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, festimet po zhvillohen tek Ambasada e Emirateve të bashkuara, ku nuk mungojnë kërcimtarët, këngëtarët dhe instrumentistët.

13 Nëntor 2022, 20:38 Nga k.m.
RASTËSIA: Pas miratimit të procedurës së përshpejtuar
Pamje nga festimet

TIRANË- Këtë javë, në Kuvendin e Shqipërisë u kalua me procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit. E rastësi është që në të njëjtën javë, në Shqiëpri është duke u festuar java e kulturore e Emirateve të Bashkuara Arabe.


Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, festimet po zhvillohen tek Ambasada e Emirateve të bashkuara, ku nuk mungojnë kërcimtarët, këngëtarët dhe instrumentistët. Sigurisht që të gjithë të veshur me veshje tradicionale, ashtu siç edhe ishte çdo gjë tjetër.


Me siguri është feëstuar edhe fakti që qeverisa shqiptare dorëzoi zyrtarisht në Kuvend marrëveshjen e shumë debatuar politikisht me kompaninë arabe Eagle Hills për investimin në Portin e Durrësit. Festimet mesa duket janë bërë diku tjetër./Dosja.al

emiratet e bashkuara arabe java e eua

Sondazh

Poll