13 Nëntor 2022, 19:39
Nga k.m.
Foto ilustruese
Fashikujt hetimorë të SPAK tregojnë se të huajt ju lanë mbi tavolinë autoriteteve shqiptare skemën se si u mashtruan përmes call centerave mijëra shtetas europianë dhe mandej se si u tjetërsuan miliona euro të zhvatura ndër vite, që si si fillim u depozituan në llogari bankare në vendet balltike dhe më pas humbën në valurë dixhitale.
Viktimave që kontaktoheshin në telefon në prezantimin e parë u propozohej të investonin vetëm 250 euro për blerje aksionesh në Amazone me premtimin se fitimi do të shumëfishohej shumë shpejt. Në denoncimet pranë autoriteteve italiane , gjermane dhe spanjolle të mashtruarit pohojnë se panë në pak ditë që investimi ishte trefishuar dhe kjo i joshi ata për të fituar më tej që nuk ishte gjë tjetër vetëm një skemë në të cilën secili prej tyre vetëm humbi miliona.
Avokati Bledar Meminaj këmbëngul se operatorët që punuan me kontrata pune në këto call centera nuk mund të akuzohen për grup kriminal. Por se hetimi duhet të zbulojë protagonistët kryesorë të këtij aktivitet
Bledar Meminaj: Depozita e parë 250 EUROSHI apo si quhet ndryshe FTD në gjuhën e operatorëve. KËTU fillon loja, pastaj viktima kalon tek operatori i dytë dhe i tretë që quhet first dhe është më i përgatitur.
megjthatë nga 4 shtetas të arrestuar në Shqipëri për dy prej tyre drejtësia spanjolle kërkon ti dorëzohen. Shtetasit Erind Pysqyli dhe Bernarldo Saracaj dyshohen se organizuan disa call centera prej nga ku u realizua telefonata mashtruese
Bledar Meminaj: Viktima kërkon që një pjesë e fitimeve ti kthehen mbrapsht, kjo gjë nuk ndodh. Ato para që ai shikon nuk kanë vajtur në konton e tij ku ai i shikon thjesht si numra, por janë kthyer në kriptomonedhë dhe nga kriptomonedhe zhduken.
Deri më tani Shqipëria është angazhuar në katër operacione ndërkombëtare për të goditur aktivitetin e paligjshëm të disa call centerave, të cilat lulëzuan krejt hapur jo vetëm në periferi por edhe rrugë kryesore ku përmes njoftimeve ftoheshin qytetarët e papunë dhe që zotërojnë një gjuhë të huaj për të punuar si operatorë. Por pavarësisht indicieve dhe të dhënave ky aktivitet ishte e pamundur të parandalohej./TopChannel
spak aksioni ne call centre
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 19:25
a.l.k.m.
Ion Daci
BRITANI E MADHE- Shqiptarja Ion Daci që jeton në Angli dhe njihet si influencer në rrjetin social në "Tik Tok" ka reaguar p&eu...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 18:46
k.m.
Shpërthimi në Turqi
STAMBOLL- Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton ...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 18:28
k.m.
Zamiri dhe Adile Çifti
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë nj&e...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 18:09
A.B
Emisioni
TIRANË- Nga investigimi për shpërndarësit e drogës, dalin në drite akuza të rënda për zyrtarë t...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 18:02
A.B
Telefonata
TIRANË- Telefonata e Spartak Dyrmishi me gazetarët shqiptarë do të jepet mbrëmjen e sotme në emisionin 'Piranjat'....
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 17:48
A.B
Adriatik Doçi
TIRANË- Unioni i Gazetarëve ka reaguar për dhunën ndaj gazetarit Adriatik Doci duke e cilësuar si akt të...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 17:21
A.B
Adriatik Doci
TIRANË- Gazetari Adriatik Doçi ka falenderuar të gjithë miqtë dhe kolegët të cilët e dënuan su...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 16:58
k.m.
Foto ilustruese
Jo vetëm kreditë, por shqiptarët nga dita në ditë po fundosen në borxhe të përditshme që i mar...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 16:51
A.B
Infektivi
TIRANË- Gjatë 24 orëve janë infektuar me Covid 18 persona. Ministria informon se janë kryer 292 testime, nga të cil...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Jo pak herë Gazetasi.al ka raportuar për fenomenin e kthimit të serave dhe ish tuneleve ushtarake në vendet ku kultivoh...