Bota

VIDEO/ Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore përplasen në ajër, të paktën dy të vrarë

Avionët, një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit.

13 Nëntor 2022, 08:45 Nga I.A
VIDEO/ Dy avionë të Luftës së Dytë Botërore
Avionet

SHBA- Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe janë rrëzuar në një shfaqje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke vrarë të paktën dy persona. Pamjet tregojnë avionat duke goditur njëri-tjetrin në një lartësi të ulët.

Avionët, një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit. Nuk u bë e qartë se sa persona ishin në dy avionët. Shoqata e Pilotëve Aleate, e cila përfaqëson pilotët e American Airlines, tha se Terry Barker dhe Len Root dy nga ish anëtarët e saj ishin në mesin e njerëzve që vdiqën në përplasje.

Raporte të tjera mediatike sugjerojnë se deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje. Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë përplasjen në ngjarjen tre-ditore, e cila e përshkruan veten si premiera ajrore e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore dhe që po mbahej për nder të Ditës së Veteranëve. Kryebashkiaku i Dallasit Eric Johnson e quajti atë një tragjedi të tmerrshme.

Faqja e internetit e ngjarjes thotë se disa avionë ishin planifikuar të bënin një demonstrim mbi fluturim të shtunën. Bombarduesi B-17 luajti një rol të madh në fitoren e luftës ajrore kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Avioni i dytë, një P-63 Kingcobra, ishte një avion luftarak i përdorur në të njëjtën luftë, por i përdorur në luftime vetëm nga Forcat Ajrore Sovjetike.

perplasen avione ne shba

Sondazh

Poll

Bota 13 Nëntor 2022, 07:39 I.A

Twitter rrezikohet nga falimentimi

Twitter SHBA- Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dol...