Bota

Pamjet nga operacioni./ 17 arrestime në Beograd, kishin plan të vrisnin zyrtarët më të lartë të shtetit

B92 shkruan se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

13 Nëntor 2022, 08:14 Nga I.A
Pamjet nga operacioni./ 17 arrestime në Beograd, kishin plan të
Momenti i arrestimit

SERBI- Në një aksion të koordinuar janë arrestuar një grup prej 17 personash dhe janë kontrolluar 50 vendbanime në Serbi. B92 shkruan se ky ishte një aksion i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Mediat serbe shkruajnë në të arrestuarit janë anëtarët e “bandës së Vraçarit”, të cilët janë pjesë e ekipit të formuar nga Radoje Zvicer. Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer tri vrasje në territorin e Beogradit dhe pesë tentativa për vrasje. Ata planifikonin sulme edhe ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë të Serbisë.

Dyshohet se Vušovici dhe shumica e bashkëpunëtorëve të tij që nuk janë në Serbi fshihen në Spanjë dhe Republikën Domenikane. Të dyshuarit akuzohen për tre vrasje, Aleksandar Halabrin, Dragan Ristic Čadja dhe Aleksandar Šarac, si dhe pesë tentativa vrasje përfshi këtu edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

aleksandër vuçiç radoje zvicer

Sondazh

Poll

Bota 13 Nëntor 2022, 07:39 I.A

Twitter rrezikohet nga falimentimi

Twitter SHBA- Pak pas blerjes së Shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dol...