Bota

Bie dëbora e parë në Kosovë, Brodi dhe Brezovia mbulohen nga bardhësia, ulen temperaturat

“Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të borës.

12 Nëntor 2022, 09:25 Nga d.a.
Bie dëbora e parë në Kosovë, Brodi dhe Brezovia mbulohen nga
Kosove

KOSOVË- Mëngjesin e sotëm Kosova është zgjuar nën bardhësinë e dëborës në dy nga zonat malore, e para për këtë vit pas temperaturave të larta që kishin pushtuar vendin.

“Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të dëborës.

Brezovica është zonë e njohur turistike për turizmin malor ku të shumtë janv ata që zgjedhin të bëjnë ski në pistat e malit që pothuajse gjysmën e vitit mbetet i mbuluar nga dëbora.

bore ne kosove

Sondazh

Poll