Ekonomi

Ishemitë edhe te 40 vjeçarët, 2500 raste çdo vit, neurologia: Në spital shtrohen 1 mijë persona

31 Gusht 2019, 13:32 Nga DOSJA
Ishemitë edhe te 40 vjeçarët, 2500 raste çdo vit,

TIRANË- Ishemitë cerebrale apo hemoragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në vendin tonë. Por ajo që e bën më shqetësuese situatën është se kjo sëmundje ndonëse më parë prekte moshat e mëdha tanimë ajo prek moshën aktive për punë kryesisht 40 vjeçarët.

Mjekët neurologë u sugjerojnë qytetarëve që të mos e neglizhojnë asnjë simptomë shëndetësore në trupin e tyre siç janë hipertensione apo probleme kardiake, pasi shkaku kryesor i ishemive apo strokut cereblar siç e quajnë mjekët, janë sëmundjet e pakontrolluara.

Ishemitë dhe hemoragjitë cerebrale përveçse marrin jetë ato janë shkak i invalidizmit, pasi shkaktojnë paraliza të gjymtyrëve apo pjesë të ndryshme të trupit.

Stroku renditet i dyti si shkaktar i invaliditetit dhe i treti për mortalitetin.

Por nëse pacienti arrin të lexojë mirë sinjalet që i jep trupi i tij që në momentet e para atëherë mund të shmangen pasojat e rënda.

Në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, çdo vit shtrohen 1 000 persona me aksidente vaskulare cerebrale, ku mes tyre nuk mungojnë pacientët e rinj 20-vjeçarë, kryesisht përdorues drogash.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale entela basha ishemite te 40 vjecaret shtohet rasti i ishemive entela basha ishemite te 40 vjecaret shtohet rasti i ishemive

Sondazh

Poll