Ekonomi

Histori suksesi, maturanti shqiptar kryeson në universitetin grek (Emri+Foto)

28 Gusht 2019, 09:44 Nga DOSJA
Histori suksesi, maturanti shqiptar kryeson në universitetin grek

GREQI- Një djalosh shqiptar, me banim në Greqi mund të thuhet se është adoleshenti më fatlum, pasi ka triumfuar në provimet e maturës në shtetin fqinj.

Ai tani mund të konsiderohet zyrtarisht student, pasi kryeson listën e fituesve  të Fakultetit të  Inxhinierisë së Ndërtimit në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, një nga Universitetet  më të vështira të Athinës, duke grumbulluar plot 18.640 pikë.

Bëhet fjalë për Rahman Lumi, i cili është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahman Loli kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat. “Ky ishte sekreti i suksesit tim”, thotë Rahmani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale greqi rahman lumi universiteti aristoteli ne selanik greqi rahman lumi universiteti aristoteli ne selanik

Sondazh

Poll