Ekonomi

Shtyrja e faturave online, biznesi kërkon kohë, qeveria e gatshme për lëshime

29 Gusht 2019, 15:20 Nga DOSJA
Shtyrja e faturave online, biznesi kërkon kohë, qeveria e gatshme

TIRANË– Qeveria mund ti lërë më shumë kohë në dispozicion biznesit për t’u përgatitur për ligjin e ri të faturës elektronike. Ligji ishte parashikuar të hynte në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, por ministrja e financave tha se qeveria do të marrë parasysh sugjerimet e biznesit nëse koha është e pamjaftueshme.

Ligji i ri ndryshon rrënjësisht sistemin se si biznesi regjistron dhe raporton aktivitetin e tij financiar tek tatimet duke bërë të mundur transmetimin e të dhënave në kohë reale. Për këtë arsye ministria e financave është duke zhvilluar konsultime intensive me të gjitha grupet e interesit që preken.

Sipas ministrisë së financave sistemi i ri do të kufizojë shtigjet për evazion dhe i mundëson tatimeve që të kontrollojnë më mirë bizneset me risk.

Qeveria ende nuk e ka bërë publik modelin e programit të ri, që bizneset do të detyrohen ta blejnë për të regjistruar transaksionet e tyre mes njëri tjetrit apo dhe ato me konsumatorët. Por ministrja e financave tha se për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë ky program do të ofrohet falas nga AKSHI, ndërkohë që pjesa tjetër duhet ta blejë në treg të lirë.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset fatura online bizneset fatura online

Sondazh

Poll