Bota

"Mes luftës dhe paqes, ne zgjedhim paqen", Abazoviç pas takimit me Macron

Abazoviç ishte pjesë e një paneli së bashku me kryeministrein Edi Rama dhe nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.

12 Nëntor 2022, 08:59 Nga d.a.
"Mes luftës dhe paqes, ne zgjedhim paqen", Abazoviç pas
Abazovic dhe Macron

FRANCË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç është takuar mbrëmë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe zonjën e parë Brigitte Macron, gjatë darkës gala që ata shtruan për krerët e shteteve dhe qeverive dhe krerët e organizatave ndërkombëtare në Pallatin Elysee.

"Ne ndajmë besimin se nuk ka zgjedhje midis luftës dhe paqes. Ne zgjedhim paqen. Franca dhe Mali i Zi së bashku për përparimin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik", shkroi Abazovic në Twitter.

Abazoviç ishte pjesë e një paneli së bashku me kryeministrein Edi Rama dhe nënkryetari i Fondacionit Soros për një Shoqëri të Hapur, Aleksandër Soros dhe Drejtoresha e Programit të Evropës së Zgjeruar në Këshillin Evropian për Punët e Jashtme (ECFR), Marie Dimulen.

Ditën e djeshme po mbahet Forumi i Paqes në Paris i cili ka mbledhur liderë nga vende të ndryshme të botës, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama. Edicioni i pestë i këtij forumi dyditor është titulluar “Dalja nga kriza e shumëfishtë” dhe i kushtohet sfidave të mëdha të ditëve të sotme, duke përfshirë ndryshimet klimatike, valën e pandemisë së virusit korona, thellimin e pabarazisë dhe konfliktet gjeopolitike me pasoja globale. Forumi i Paqes” nisi në vitin 2018 me nismën e presidentit Macron, në 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, derisa synimi tij është promovimi i multilateralizmit.

dritan abazoviç emmanuel macron forumi i paqes ne paris

Sondazh

Poll