Aktualitet

Denoncimi i Agron Shehajt: Kompania që mori Portin e Durrësit nuk është e Emirateve, u krijua në nëntor 2021

Sipas tij, kompania është krijuar në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë historik financiar, duke nxjerrë edhe një dokument për pretendimet e tij.

11 Nëntor 2022, 21:20 Nga k.m.
Denoncimi i Agron Shehajt: Kompania që mori Portin e Durrësit nuk
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj pretendon se kompania arabe që do të marrë investimin te Porti i Durrësit nuk është “kompani flamur” e Emirateve. Sipas tij, kompania është krijuar në vitin 2021 dhe nuk ka asnjë historik financiar, duke nxjerrë edhe një dokument për pretendimet e tij. Akuzat bashkë me dokumentin i ka publikuar në rrjetet e tij sociale. 

"Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë,"-shkruan në postimin e tij Agron Shehaj.

Denoncimi i Agron Shehajt: Kompania që mori Portin e Durrësit nuk

POSTIMI I PLOTË I AGRON SHEHAJT:

Reagimi i demokratit, vjen pasi dje, Kuvendi i Shqipërisë kaloi projektin e portit të Durrësit. Procedura e përshpejtuar nxiit reagimet nga Opozita. 

Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED.

agron shehaj porti i durresit durres

Sondazh

Poll