Bota

"Nuk është poshtëruese", Peskov flet pas tëheqjes së trupave rusë nga Kherson

Peskov tha se nuk kishte keqardhje që qyteti në Ukrainën jugore u aneksua nga Rusia në një ceremoni luksoze në fund të shtatorit.

11 Nëntor 2022, 17:32 Nga d.a.
"Nuk është poshtëruese", Peskov flet pas tëheqjes
Peskov

RUSI- Zëdhënësi i shtypit i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, mohoi se tërheqja ruse nga Kherson ishte poshtëruese për Kremlinin, kur foli me gazetarët të premten në mëngjes.

Sipas Guardian, Peskov tha se nuk kishte keqardhje që qyteti në Ukrainën jugore u aneksua nga Rusia në një ceremoni luksoze në fund të shtatorit.

Kremlini tha se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të tij nga Kherson, duke braktisur të vetmin kryeqytet rajonal që forcat e tij kishin kapur në gati nëntë muaj luftime. Ai këmbënguli se qyteti ishte ende pjesë e Rusisë, raporton Agjencia France Presse (AFP).

 “Kjo është një subjekt i Federatës Ruse. Nuk ka ndryshime në këtë dhe nuk mund të ketë ndryshime”, u tha Peskov gazetarëve.

I pyetur nëse Rusia i vinte keq për aneksimin e Khersonit, Peskov tha se Kremlini "nuk ishte penduar" për këtë veprim,  ai këmbënguli se qyteti ishte ende pjesë e Rusisë.

dmitry peskov lufta ukraine-rusi rusia terhiqet nga kherson

Sondazh

Poll