Bota

Rast i rrallë/ E moshuara 100-vjeçare në Firence dhuron organet, mëlçia e saj transplatohet te një pacient i ri

E moshuara kishte lënë "amanet" me familjarët e saj që të dhuronte organet, në rast se do të ishin urgjente për njerëzit e tjerë të sëmurë.

11 Nëntor 2022, 16:56 Nga a.l
Rast i rrallë/ E moshuara 100-vjeçare në Firence dhuron
fotoilustruese

ITALI- Një rast i rrallë i transplantit të organeve është zhvilluar në Itali. Një e moshuar 100-vjeçare nga Toskana kishte mbërritur në spital mëngjesin e së shtunës me një hemorragji cerebrale.

E moshuara kishte lënë "amanet" tek familjarët e saj që të dhuronte organet, në rast se do të ishin urgjente për njerëzit e tjerë të sëmurë. E gjatë skanimit të trupit të saj, rezultoi se mëlçia e saj ishte e shëndetshme dhe e përshtatshme për t'u transplatuar tek një pacient në Spitalin Universitar të Pizës, raporton mediaset. 

Raste të tilla të transplanitit të organeve nga të moshuar janë të rralla por jo të pamundura. Dhuruesi më i vjetër i organeve i regjistruar ndonjëherë në Itali ishte një grua që vdiq në Fabriano në 97 vjeç e 7 muaj në fund të tetorit të kaluar.

Në vitin 2021 kishte 188 dhurues organesh mbi moshën 80 vjeç, 13.6% e totalit, plus 461 donatorë të vdekur midis moshës 65 dhe 79 vjeç./ Dosja.al

e moshuara ne itali dhuron organet

Sondazh

Poll