Art&Argëtim

Rita Ora ‘djeg’ skenën në “New Wave 2019” në Rusi, tërheq vëmendjen me fustanin ngjyrë portokalli (VD+Foto)

30 Gusht 2019, 19:53 Nga DOSJA
Rita Ora ‘djeg’ skenën në “New Wave 2019”

RUSI- Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndezur skenën teksa ka performuar në Konkursin e Këngës në “New Wave 2019” në Soçi të Rusisë mbrëmjen e djeshme.

Ajo njihet për karakterin e çiltër dhe zërin e saj me të cilin bën për vete skena gjigande.

Kështu ka bërë edhe këtë herë shqiptarja në Rusi teksa me këngët tërheqëse të popit ka ngritur në këmbë të gjithë sallën.

Këngëtarja 28-vjeçare gjithashtu ka tërhequr vëmendjen edhe me veshjen e saj në ngjyrë portokalli të ndezur e me gurë shkëlqyes që e kanë bërë të shkëlqejë. Teksa ka kënduar me gjithë shpirt, Ora është shfaqur e mbuluar nga djersët gjatë gjithë performancës së saj.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz new wave 2019 rita ora rusi new wave 2019 rita ora rusi

Sondazh

Poll