Art&Argëtim

Historiani publikon foton nga vendi i ekzekutimeve në komunizëm, si duket ai sot

30 Gusht 2019, 19:33 Nga DOSJA
Historiani publikon foton nga vendi i ekzekutimeve në komunizëm, si

TIRANË- Sot në ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, historiani Kastriot Dervishi ka sjellë foto nga vendi famkeq i të vetmit ekzekutim në kohën e komunizmit, në Maliq, të fotografuar në atë kohë dhe se si duket ai sot.

Fotoja është shkrepur në vitin 1946 ku janë ekzekutuar 3 të rinj, e ndërsa në po të njëjtin vend, pak metra më tutje u varën dy inxinier.

“Në ditën e personave të zhdukur (30 gusht), po kujtoj vendin e të vetmit ekzekutim të filmuar të Shqipëri, skenës më makabre të parë ndonjëherë. Fotografitë tregojnë të njëjtin vend në dy vite të ndryshme, 1946 dhe 2019.

Në Maliq të Korçës. Personat e pushkatuar janë: Eugenio Scaturo (29 vjeç), Vasil Mano (34 vjeç), Zorika Mano (27 vjeç), të tre të lidhur me njëri-tjetrin. Përveç tyre, pak metra më larg u varën inxhinierët Abdyl Sharra (35 vjeç) dhe Kujtim Beqiri (30 vjeç). Gjithë këto skena ndodhnin më 20 nëntor 1946 përpara një turme injorante dhe shihte një shfaqje sa makabre aq edhe të shëmtuar e pabesë”, shkruan Kastriot Dervishi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dita nderkombetare e te zhdukurve me force ekzekutimet ne komunizem kastriot dervishi krimet e komunizmit dita nderkombetare e te zhdukurve me force ekzekutimet ne komunizem kastriot dervishi krimet e komunizmit

Sondazh

Poll