Aktualitet

“S’mund t’i mbani diplomat”/ Studentet të revoltuara: Borxhlinj ndaj shtetit, pse? Ne paguajmë çdo shpenzim vetë

Dy studente u vunë përballë me zv.ministrin e Ekonomisë, Besard Kadia dhe dy studente, të cilat synojnë të ikin jashtë vendit pasi të mbarojnë studimet.

9 Nëntor 2022, 23:20 Nga k.m.
“S’mund t’i mbani diplomat”/ Studentet të
Besart Kadia dhe vajzat

TIRANË- Dy studente janë shprehur kundër propozimit të kryeministrit Edi Rama se studentët e mjekësisë nuk do të marrin diplomat e tyre për 3 vite pas diplomimit. Gjatë emisionit "Goca dhe Gra", dy studente u vunë përballë me zv.ministrin e Ekonomisë, Besard Kadia dhe dy studente, të cilat synojnë të ikin jashtë vendit pasi të mbarojnë studimet.

Ato u shprehën se është e padrejtë ti mbahen diplomat pasi të gjitha studimet i kanë kryer me shpenzimet e tyre dha pa ndihmën e shtetit dhe për më tepër studimet janë kryer në kushte jo normale. 

“Sa i përket deklaratës së Kryeministrit për ti mbajtur diplomat tre vite, studentët janë revoltuar shumë se kostot i kanë hequr vetë me ndihmën e familjes dhe jo të shtetit. Këto janë tre vite minus, janë shkatërrim planesh, por ne mund të ikim jashtë ato tre vite të punojmë një punë tjetër dhe jo në profesion derisa të mund të marrim diplomen. Këto janë para që studentët ia kërkojnë familjes, se edhe mund të punojmë por me atë pagë nuk ia dalim për shpenzime, madje as për të ngrënë bukë,”– u shprehen studentet.

Një anketë e vitit 2021 e Qendrës për studime ekonomike dhe sociale nxori në pah se rreth 80% e studentëve dhe rreth 60% e maturantëve duan të ikin nga Shqipëria. Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Kisha ka bërë thirrje për shpopullimin duke e konsideruar situatën të rëndë dhe duke nënvizuar se vendi po zbrazet nga emigracioni.

besart kadia studentet ne shqiperi

Sondazh

Poll